Reforma e Regjistrimit të Biznesit: Një përfitim i madh për bizneset në Shqipëri
Një nga nismat e rëndësishme të ndërmarrë nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit. Kjo reformë do të reduktojë në një ditë kohën e regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe do të kombinojë në një procedurë të vetme të gjithë hapat e regjistrimit – duke përfshirë regjistrimin për efekt të taksave.
Një ligj I ri për reformën në regjistrimin e biznesit ka hyrë në fuqi nga Parlamenti në 3 Maj 2007. Ligji 9723 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit" themelon Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si një institucion të ri publik në nivel qëndror. Ky ligj dhe ngritja e QKR është një nismë e qeverisë shqiptare dhe METE e mbështetur nga Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, administruar nga USAID.
Kjo reformë është një hap domethënës në programin e përgjithshëm të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Reforma ofron disa përfitime të rëndësishme si për bizneset shqiptare edhe për investitorët e huaj:
Proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e bizneseve të reja
Regjistrim i njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet shoqërore, në sigurimet shëndetësore dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një procedure të vetme aplikimi
Sportele aplikimi për regjistrimin e biznesit në mbarë Shqipërinë, duke i mundësuar një biznesi kryerjen e të gjithë procedurave të regjistrimit në nivel të qeverisë vendore
Qasje e lirë e publikut në informacionin e Regjistrit Tregtar nëpërmjet Internetit.
Qendra Kombëtare e Regjistrimit do të fillojë aktivitetin e
saj rreth fundit të vitit 2007. Karakterisitikat kryesore të QKR dhe të
procedurave të reja të regjistrimit të biznesit janë:

1. Rrugëzgjidhja "one-stop-shop" për
regjistrimin e biznesit. QKR do të ofrojë një zgjidhje "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit. QKR do të shërbejë si sportel i vetëm për të gjitha llojet e entiteteve të biznesit në mbarë Shqipërinë, për të kryer dhe aplikuar për të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, duke përfshirë regjistrimin e taksave në nivel kombëtar dhe vendor (bashkiak), sigurimin shëndetësor dhe shoqëror, Inspektoriatin e Punës dhe Institutin Kombëtar të Statistikave.
2. Regjistrimi elektronik I biznesit. QKR do të ofrojë kapacitete maksimale për regjistrimin elektronik të bizneseve, si dhe qasje në informacionin e Regjistrit Tregtar përmes Internetit. QKR do të inkurajojë përdorimin e procedurave elektronike të regjistrimit përmes Internetit, ndërsa dokumentat jo-elektronike do të hidhen në bazën e të dhënave të QKR, për të lehtësuar procesin dhe për të mundësuar marrjen e informacionit nga publiku.
3. Regjistri tregtar elektronik: Regjistri Tregtar do të mbajë të dhënat për të gjitha tipet e entiteteve të biznesit dhe do të jetë një bazë të dhënash unike, e vetme dhe uniforme. QKR do t'ju ofrojë publikut, investitorëve të huaj dhe agjensive qeveritare qasje të plotë elektronike në informacionin e Regjistrit Tregtar.
4. Regjistrimi është i mundshëm në mbarë Shqipërinë. QKR, duke qenë një ent dhe bazë të dhënash unike dhe i centralizuar, do të ofrojë sportele shërbimi në të gjithë vendin, duke funksionuar ne zyrat e bashkive te cilat do te jene të lidhura me Regjistrin Tregtar të QKR. Kjo do ti mundësoje bizneseve në të gjitha rajonet e vendit të përfitojnë nga shërbimet e regjistrimit të biznesit në një zyrë shumë pranë vendbanimit te tyre.
5. Plotesimi I standardeve nderkombetare per regjistrimin e biznesit: QKR dhe procedurat elektronike te tij do të bëjnë që Regjistri Tregtar shqiptar dhe regjistrimi i biznesit të përputhen plotesisht me të gjitha direktivat e zbatueshme te Bashkimit Europian dhe do t'i beje regjistrimin e biznesit dhe informacionin e Regjistrit Tregtar plotesisht te aksesueshem per pëqrdoruesit shqiptarë, si edhe per perdoruesit e huaj të biznesit.
6. Shumë përfitime për bizneset. Ligji i ri i propozuar për QKR e shndërron procesin e regjistrimit të biznesit nga një proces me shumë faza që kërkonte vendim-marrje ligjore nga gjykata, në një proces administrativ me një ndalesë. Procedurat e regjistrimit të QKR-së do ta thjeshtojnë dhe reduktojnë dukshëm koston e shërbimeve për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruar. Liçensat që kërkohen për aktivitetet specifike do të merren në vijim, dhe nuk do të jenë më kusht që duhet përmbushur para regjistrimit të biznesit dhe regjistrimit tatimor. Të gjitha këto do të përmirësojnë dhe thjeshtojnë procedurat për regjistrimin e bizneseve dhe të sipërmarrësve të rinj.