Aktivitete të Qendrës Kombëtare të Biznesit

QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit u shpall institucioni me performancë më të mirë për ofrimin e shërbimeve publike. Studimi u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSH) dhe bashkëpunim të ngushtë me MIAP.

Vizite ne ambjentet e QKB-së nga përfaqësues të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të Kuvendit të Shqipërisë

Qendra Kombëtare e  Biznesit priti sot në ambjentet e saj nga përfaqësues të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të Kuvendit të Shqipërisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi  më nga afër për lehtësimin e procedurave të  regjistrimit dhe licensimit të subjekteve.  Drejtoresha e QKB-së, Znj. Pranvera FAGU (BEHUSHI) i njohu vizitorët  me mënyrën e funksionimit  të këtij institucioni dhe hapat që janë ndërrmarë për thje…

Ndarja e “Çmimeve të Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”, QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit u vlerësua me çmimin e parë

 

Ndarja e “Çmimeve të Ekselencës për Shërbimet Publike 2018”, ku QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit u vlerësua me çmimin e parë  si institucioni më i mirë në vend, për të dytin vit rradhazi, në bazë të instrumentit “Vizitat e Klientit Misterioz”- instrument i cili shërben për evidentimin e problematikave të ndryshme në sportelet e shërbimit, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike.


QKB u vlerësua me çmimin e …

Përmirësimi i depozitimit dhe publikimit online të pasqyrave financiare

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se, Qendra Kombëtare e Biznesit me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe mbështetjen strategjike të Bankës Botërore dhe mbështetjen financiare të Qeverisë Zviceriane, SECO, realizuan projektin për përmirësimin dhe modernizimin e sistemit elektronik për depozitimin e pasqyrave financiare dhe publikimin e ketij informacioni.

Ky projekt i cili fillon zbatimin nga viti i ardhshëm financiar, do të sjellë përmirësime…

Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Projekti i GIZ ”Mbështetje për Harmonizimin e Legjislacionit Tregtar dhe Ekonomik me Acquis-në e BE-së” i financuar nga Qeveria Gjermane ka qenë një ndër mbështetësit kryesorë për Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Faleminderit Giz Albania!

Aplikime vetëm online nga 1 Janar 2020

Qendra Kombëtare e Biznesit, në kuadër të nismës: Aplikimet vetëm online nga 1 Janar 2020, zhvilloi trajnimin e punonjësve të saj. Trajnimi insistoi në mënyrën sesi punonjësit e Qendrës Kombëtare të Biznesit duhet të asistojnë bizneset në kryerjen e aplikimeve vetëm online, nëpërmjet portalit e-albania.

Revolucioni digjital në Qendrën Kombëtare të Biznesit

1 janar 2020 shënoi fillimin e revolucionit digjital edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kryeministri Edi Rama lancoi sot këtë nismë të rëndësishme në zyrat e QKB -së. Është një proces që do të rris, padyshim, thjeshtimin e shërbimeve ndaj publikut. Do të ulë radhët dhe eleminojë burokracitë administrative. Kursim kohe. Kursim kostosh financiare. Tashmë, bizneset do të ndihen të lehtësuar në kryerjen e aplikimeve për dokumentat që më parë duhe…

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes z. Eduart Shalsi viziton QKB

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtoresha e Përgjithshme znj. Pranvera Fagu Behushi, mirëpriti z. Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, duke zhvilluar kështu një takim lidhur me ecurinë e procesit për aplikimet online.

z. Shalsi inspektoi nga afër sportelet e këtij institucioni. Ai ndoqi procesin dhe u njoh me mënyrën sesi asistohen bizneset nga ana e punonjësve të QKB-së, për të mundësuar aplikimin online …

QKB në shërbim të biznesit

Çdo ditë pune i kushtohet biznesit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Stafi ynë është i angazhuar maksimalisht për të trajnuar bizneset, të kryejnë aplikimet e tyre online, nëpërmjet portalit unik e – Albania. 

 

 

QKB i bashkohet portalit të regjistrave të biznesit të Ballkanit Perëndimor

Tiranë, U mbajt sot mbledhja e bordit drejtues të Portalit Rajonal të Regjistrave të Biznesit (BIFIDEX),  ku u nënshkrua dokumenti që mundëson pjesëmarrjen e regjistrit tregtar që administrohet nga QKB.

Në këtë takim rajonal mori pjesë drejtoresha e Qendrës Kombëtare znj.Pranvera Fagu Behushi, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi, z. Matteo Colangeli, kreu i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Shqi…