QENDRA KOMBETARE
E REGJISTRIMIT
Imazhi udherrefyes per
biznesin
Qendra Kombetare e
Regjistrimit eshte krijuar dhe themeluar ne baze te Ligjit nr. 9723
date 5.3.2007 "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit", si nje Institucion i ri
Publik ne nivel qendror. Ky ligj dhe ngritja e ketij institucioni ka qene nje
nisme e qeverise shqiptare dhe METE, e mbeshtetur nga Marreveshja Prag e Sfides
se Mijevjecarit per Shqiperine, administruar nga
USAID.
QKR eshte institucioni i
vetem pergjegjes per regjistrimin e biznesit ne Shqiperi. Ajo sherben si sportel
me nje ndalese ku kryhen te gjitha proceset e regjistrimit te biznesit, duke
perfshire dhe regjistrimin per efekt te taksave ne nivel kombetar dhe vendor,
sigurimin shendetesor e shoqeror dhe Inspektoratin e
punes.
QKR funksionon ne baze te
nje sistemi elektronik te integruar te dhenash qe realizon lidhjen ndermjet te
gjitha sporteleve te sherbimit me zyren qendrore te QKR-se ne Tirane.
Sistemi i ri i regjistrimit prane
QKR-se u krijon mundesine bizneseve te regjistrohen brenda 24
oreve dhe vetem me ane te nje formulari aplikimi, që kushton vetem 100 leke. Ky
sistem arrin te koordinoje te dhenat ne menyre te sakte duke ju dhene
mundesine subjekteve te interesuara
te informohen ne kohe reale per sa i perket statusit te aplikimit te
tyre.
Gjithashtu, QKR ka arritur te plotesoje ne
forme elektronike regjistrin tregtar duke hedhur te gjitha te dhenat ekzistuese
te subjekteve te cilat ju transferuan nga gjykatat dhe duke e realizuar kete
objektiv ne nje kohe te shkurter.
Implementimi i sistemit elektronik te te
dhenave i gershetuar me arritjet e QKR-se qe prej krijimit te saj ka ndikuar ne
rritjen e transparences dhe reduktimin e korrupsionit ne kuader te objektivave
te qeverise shqiptare ne kete drejtim. Ka nje rritje standartesh dhe perpjekje
intensive per te harmonizuar procedurat e regjistrimit me direktivat e Bashkimit
Europian ne kuadrin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.
Qendra Kombetare e
Regjistrimit eshte nje insitucion i orientuar drejte zhvillimit, qe
ofron sherbimin e plote dhe me nje cilesi te larte per operatoret ekonomike te cilet operojne ne Territorin e
Republikes se Shqiperise. Fokusi yne eshte krijimi i nje imazhi ndihmes kundrejt
procedurave administrative te regjistrimit ne ndihme te biznesit si dhe
permiresimi i klimes se biznesit ne vend. Ne jemi te bindur se japim kontributin
thelbesor per operatoret ekonomike. Qellimi yne eshte te ofrojme nje sherbim
insitucional te pergjegjeshem dhe te krijojme nje kulture administrative tek
biznesi. Ne investojme shume ne trajinimin e personelit tone per te krijuar nje
mjedis pune te kenaqshem dhe efikas, si dhe per tju siguruar subjekteve tregtare
sherbimin me te mire. Me punen e dedikuar dhe profesionale te stafit te ketij
insitucioni ne kemi arritur nivelet me te larta te cilesise duke rritur cdo vit
sasine dhe cilesine e sherbimeve te ofruara.Te gjitha keto arritje nuk do te
ishin te mundura pa perpjekjet dhe perkushtimin e ketij stafi. QKR ka arritur te
plotesojme natyrshem cdo kerkese te te gjithe subjekteve tregtare me produktet
qe ne ofrojme. Ne jemi te gatshem t'u sigurojme dhe garantojme ketyre
operatoreve ekonomike besueshmeri, efektivitet, shpejtesi, siguri dhe orientim.
Tashme QKR eshte nje realitet ne zhvillim, duke u shkeputur keshtu nga
procedurat e zgjatura burokratike gjyqesore dhe duke i shendrruar teresisht
regjistrimet dhe ndryshimet qe peson biznesi ne nje procedure administrative.
Insitucioni yne eshte pjese e hapesires europiane. Ne do vazhdojme te jemi
gjithmone prane biznesit me cilesi, sherbim e shpejtesi ne njesine e kohes sepse
ne jemi "Imazhi udherrefyes per
biznesin".