Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

big-map.jpg


 
 Procedurat për dorëzimin e pasqyrave financiare vjetore 
Edit
 
 
 

Pasqyrat Financiare

1. Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë

a) bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas dispozitave të legjislacionit për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme; për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja depozitohet edhe bilanci vjetor i shoqërisë së huaj, i mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj;

b) Shoqëria, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njofton listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj.

2. Kalimi në statusin pasiv si pasojë e mosdorëzimit të pasqyrave financiare

a) Çdo subjekt, i cili nuk paraqet për 2 vite me radhë bilancin kontabël vjetor, sipas parashikimit të nenit 43 të këtij ligji, njoftohet me shkrim nga QKR-ja brenda 30 ditëve nga plotësimi i këtij afati.

b) Në rast se subjekti nuk plotëson detyrimin brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, por jo më vonë se 60 ditë nga plotësimi i afatit për paraqitjen e bilancit, subjekti kalohet kryesisht nga QKR-ja në statusin pasiv, me shënimin "PASIV" në të gjitha dokumentet që lëshohen nga regjistri.

Përditësimi i fundit, Shkurt 2008