Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

big-map.jpg


 
 Rezervoni një emër 
Edit
 
 
 

Nëse doni të rezervoni një emër për biznesin tuaj, QKR ju jep këtë mundësi. Çdo individ ka të drejtë të rezervojë pranë QKR-së një apo më shumë emra, me qëllim regjistrimi, për llogari të tij apo të të tretëve, përkundrejt një tarife të specifikuar.

Rezervimi i emrit është i vlefshëm për një afat prej 30 ditësh kalendarike, duke nisur nga data e rezervimit. Afati i rezervimit të emrit nuk mund të zgjatet. Nëse pas përfundimit të periudhës 30-ditore, emri i rezervuar nuk është përdorur në aplikim për regjistrim të një biznesi, atëherë rezervimi i emrit fshihet. Rezervimi rishtazi nga i njëjti person i të njëjtit emër të rezervuar më parë, pas afatit 30- ditor është i mundur, por konsiderohet si rezervim i ri dhe kryhet si i tillë.

Një emër i rezervuar mund të transferohet lirisht tek palë të treta, brenda 30 ditëve, për një tarifë të caktuar, nëpërmjet dorëzimit të formularit përkatës në sportelet e shërbimit të QKR-së.
 
Rezervimi i një emri mund të bëhet në sportelet e shërbimit të QKR-së ose mund të bëhet on-line, nëpërmjet faqes së internetit të QKR-së. Kur aplikimi për rezervim bëhet në sportel, tarifa për të paguhet në sportel. Ndërsa kur aplikimi bëhet on-line, aplikanti ka kohë 5 ditë ta paguajë tarifën në sportelet e shërbimit të QKR-së. Nëse tarifa nuk paguhet brenda këtyre 5 ditëve, rezervimi i emrit fshihet.

Pas dorëzimit të aplikimit, QKR lëshon një çertifikatë për rezervimin e emrit brenda një dite.

Rezervimi i emrit për 30 ditë, i jep mundësi krijuesve të një kompanie të përgatisin dokumentet themeltare me këtë emër dhe pengon të tretët, të rezervojnë emra të njëjtë ose të ngjashëm, apo të regjistrojnë subjekte me të njëjtin emër apo emra të ngjashëm.

Procedura njëditore dhe miratimi i emrit të rezervuar nga QKR, bëhet për të siguruar përputhshmëri me ligjin, i cili ndalon rezervimin e emrave të njëjtë ose të ngjashëm, të rezervuar tashmë ose të njëjtë, ose të ngjashëm me biznese të regjistruara;  ose të njëjtë/ngjashëm me emra në trajtën e shquar apo akronimet përkatëse të: shteteve, qyteteve, krahinave gjeografike, organizatave ndërkombëtare, fetare apo institucioneve të pushtetit qendror a vendor, ose me emra që janë në kundërshtim me rendin dhe moralin publik apo me dispozitat e ligjit.

Kliko këtu për të plotësuar formën e aplikimit për rezervimin e emrit.


Përditësimi i fundit, Shkurt 2008