Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

 
 Biznese në status pasiv 
Edit
 
 
 

Përkufizimi i statusit pasiv


1. Çdo subjekt, i cili nuk paraqet për 2 vite me radhë bilancin kontabël vjetor, sipas parashikimit të nenit 43 të këtij ligji, njoftohet me shkrim nga QKR-ja brenda 30 ditëve nga plotësimi i këtij afati.

2. Në rast se subjekti nuk plotëson detyrimin brenda 30 ditëve nga marrja e njoftimit, por jo më vonë se 60 ditë nga plotësimi i afatit për paraqitjen e bilancit, subjekti kalohet kryesisht nga QKR-ja në statusin pasiv, me shënimin "PASIV" në të gjitha dokumentet që lëshohen nga regjistri.

3. Dispozitat e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohen për subjektet, që kanë njoftuar pezullimin e veprimtarisë, sipas nenit 43 të këtij ligji.


Heqja e statusit pasiv

Subjekti hiqet nga statusi pasiv me kërkesë të personit të autorizuar, pasi plotëson detyrimin e paraqitjes së bilanceve dhe paguan sanksionet përkatëse.


 





Përditësimi i fundit, Shkurt 2008