Sipas nenit 75, paragrafi 5 i ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” ndalohet regjistrimi në regjistrin tregtar i subjekteve me emra të njëjtë ose të ngjashëm, ose me emra, që janë në kundërshtim me rendin e moralin publik apo me dispozitat urdhëruese të ligjit. Nga procesi i riregjistrimit QKR-ja ka evidentuar subjekte me emra të njëjtë ose të ngjashëm, të cilët i ka publikuar në këtë seksion të faqes së saj zyrtare të internetit. Më poshtë gjeni një listë të plotë të këtyre subjekteve, duke saktësuar datat e regjistrimit të secilit në gjykatë.
Për të gjetur nëse emri i biznesit tuaj është identik me emra të tjerë kërkoni në këtë bazë të dhënash më poshtë.
Duke përdorur:
1- emrin e subjektit;
2- ose per kërkim më të avancuar (nëse nuk e mbani mend të saktë emrin e subjektit) shenjën e përqindjes (%) dhe pastaj të emrit të subjektit që kërkoni;
3- ose shenjën tildë (~) përpara emrit të subjektit për të kërkuar me analizë morfologjike (kërkim me kombinim gërmash qe I përkasin emrit të subjektit).
Përditësimi i fundit Maj, 2008