Sipas nenit 75, paragrafi 6 i ligjit nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, subjektet, që janë regjistruar më parë në regjistrat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe nuk kanë kryer regjistrim tek organet tatimore, publikohen në një seksion të veçantë të faqes së internetit të QKR-së. Në rast se këto subjekte nuk njoftojnë fillimin e veprimtarisë tregtare brenda një afati prej 6 muajsh nga data e këtij publikimi, QKR-ja kryen kryesisht çregjistrimin e tyre nga regjistri.
Përditësimi i fundit Qershor, 2008