1. Çdo e dhënë e regjistruar në regjistër nga QKR-ja publikohet në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit, që mbahet nga QKR-ja në format elektronik dhe botohet në faqen e saj zyrtare të internetit.
2. QKR-ja kryen publikimin në buletin brenda një dite nga data e kryerjes së regjistrimit. Për çdo publikim përcaktohet qartë data, në të cilën është regjistruar e dhëna e publikuar.
3. QKR-ja për çdo ditë pune publikon në buletin të gjitha regjistrimet e kryera gjatë ditës së mëparshme.
Publikimi në Buletinin
e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit përbën publikim zyrtar të regjistrimeve, të
kryera në kuptim të nenit 21 të ligjit të QKR
Përditësimi i
fundit, Shkurt 2008