Më poshtë janë hapat se si mund të rezervoni një emër
1) Për të kontrolluar disponueshmërinë e një emri për biznesin tuaj, klikoni këtu: Kontrolloni on-line nëse emri që doni t'i vini biznesit tuaj është i disponueshëm. Vini re se ligji shqiptar nuk lejon rezervimin e një emri, i cili është rezervuar tashmë ose përdoret nga një biznes tjetër.
2) Për të rezervuar një emër të disponueshëm për biznesit tuaj, klikoni këtu: Rezervoni një emër për biznesin tuaj on-line. Këtu ju mund të plotësoni një formë on-line, por kjo nuk ju garanton rezervimin e emrit derisa ju të paguani tarifën përkatëse në sportelet e QKR.
3) Për të shkarkuar formularin e aplikimit për rezervim të një emri (i cili duhet dorëzuar në një sportel të QKR-së) klikoni këtu: Formular për rezervimin emrit.
4) Gjate afatit te vlefshmerise emri i rezervuar mund ti transferohet lirisht te treteve perkundrejt pageses se tarifes perkatese nepermjet depozitimit prane QKR te Formularit perkates. Ne kete rast QKR bene shenimin pekates ne çertifikaten per rezervimin e emrit.
Vini re se ju nuk mund të rezervoni ose të zgjidhni një emër (në shqip ose në gjuhë të huaj), i cili mund të cënojë apo që është në kundërshtim me rendin publik. Për shembull, emra që mund të nxisin apo të përkrahin urrejtjen racore, fetare, krahinore ose etnike, dhunën, emra që mund të prishin ekuilibrin shoqëror si dhe emra në kundërshtim me rendin publik, në çdo kuptim tjetër që mund t'i jepet këtij termi nga legjislacioni në fuqi. Për më tepër lexoni vendimin për rregullat për emrat dhe emërtimet tregtare.
Përditësimi i fundit, Shkurt 2008