Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

big-map.jpg


 
 Kërkesa për çregjistrim: instruksionet dhe formularët 
Edit
 
 
 

Çregjistrimi i një biznesi të regjistruar

QKR çregjistron nga Regjistri Tregtar bizneset e regjistruara, në rastet e mëposhtme:

Llojet e çregjistrimit

A. Çregjistrimi vullnetar.

1. Për personat fizikë, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim. Ky aplikim mund të bëhet së bashku me njoftimin e pushimit të aktivitetit ekonomik ose në një moment të dytë.
2. Për personat juridikë, për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja dhe për shoqëritë e thjeshta, çregjistrimi në mënyrë vullnetare kryhet nëpërmjet aplikimit për çregjistrim dhe depozitimit të akteve përkatëse, që vërtetojnë kryerjen dhe mbylljen e procedurave të likuidimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Çregjistrimi nuk kryhet nëse aktet e ndërmjetme të procesit të likuidimit nuk janë njoftuar dhe depozituar pranë Regjistrit Tregtar.

B. Çregjistrimi në rast vdekjeje.

Në rast vdekjeje të personit fizik, çregjistrimi mund të kryhet me kërkesë të çdo pale të interesuar dhe me depozitimin e dokumenteve përkatëse. Gjithashtu, çdo palë e interesuar mund të kërkojë çregjistrimin e personit fizik nga Regjistri Tregtar, duke depozituar vendimin e gjykatës me të cilin një person është shpallur i vdekur.

C. Çregjistrimi me vendim të autoriteteve të tjera.

Çregjistrimi nga Regjistri Tregtar me vendim të autoriteteve të tjera kryhet mbi bazën e:
1. një vendimi gjyqësor të paankimueshëm; 
2. një vendimi përfundimtar të një autoriteti tjetër publik kur parashikohet nga ligje të posaçme;
3. në rastet e pavlefshmërisë së personave juridikë, pas mbylljes së likuidimit në rrugë gjyqësore, të falimentimit apo në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.

Miratimi i çregjistrimit nga QKR

QKR e çregjistron subjektin brenda 1 ( një) dite nga data e marrjes së vendimit përfundimtar përkatës, nëse në bazë të legjislacionit në fuqi subjekti ka shlyer detyrimet tatimore.

 Pasojat e çregjistrimit:

1. Emri i subjektit tregtar do të konsiderohet i zënë, për një afat prej 6 muajsh nga data e çregjistrimit.
2. Çregjistrimi i personave juridikë nga Regjistri Tregtar ka si pasojë humbjen e personalitetit juridik të subjekteve.
3. Çregjistrimi nga Regjistri Tregtar i personave fizikë, i degëve dhe i zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja, dhe shoqërive të thjeshta ka efekt deklarativ.
4. Subjektet e çregjistruara përgjigjen për detyrimet e mbetura ndaj të tretëve dhe ndaj autoriteteve publike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Si të aplikosh për një çregjistrim?

Klikoni mbi një nga aplikimet e mëposhtme për çregjistrim. Mund të trokisni edhe mbi instruksionet, të cilat shoqërojnë këta formularë aplikimi. Pasi këta formularë plotësohen, dorëzohen tek çdo sportel shërbimi të QKR.

Forma e çregjistrimit për personin fizik                                 Formulare dhe Instruksione

Forma e çregjistrimit për personin juridik                              Formulare dhe Instruksione


Përditësimi i fundit, Shkurt 2008