Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

 
 Regjistroni ndryshimet: instruksionet dhe formularët 
Edit
 
 
 

Regjistrime ndryshimesh në QKR të të dhënave dhe dokumenteve të regjistrimit

A. Regjistrime të detyrueshme.

Çdo subjekt që kryen regjistrimin fillestar, duhet të regjistrojë çdo ndryshim në QKR të të dhënave të njoftuara në formularin e aplikimit (për shembull, adresa e biznesit, forma ligjore e biznesit) dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër.

Në rast ndryshimi të aktit të themelimit, të statutit ose të ndryshimit të kontratës të shoqërive të thjeshta (kur janë në formë të shkruar), depozitohet gjithashtu edhe teksti i plotë i tyre, që pasqyron ndryshimet e mëpasshme. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, depozitohet statuti dhe akti i themelimit të shoqërisë së huaj apo dokumenti ekuivalent i krijimit sipas legjislacionit të huaj, me tekstin e plotë që pasqyron ndryshimet e bëra.

Të gjitha subjektet duhet të regjistrojnë dhe të depozitojnë dokumentet dhe informacionin si më poshtë:

a. Bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, dhe pasqyrat financiare në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja, duhet të depozitojnë edhe bilancin vjetor të shoqërisë së huaj, të mbajtur sipas standardeve të kërkuara në shtetin e huaj.

b. Emërimin dhe shkarkimin e ekspertit kontabël të autorizuar në rastet kur emërimi është i detyrueshëm, numrin e licencës profesionale si dhe të dhënat e identifikimit të ekspertit kontabël të autorizuar.

c. Emërimin e likuiduesve si dhe të dhënat e tyre të identifikimit.

d. Pushimin e aktivitetit ekonomik tregtar, aktet e prishjes, të mbylljes apo të shpërndarjes, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes së procedurave të likuidimit si dhe aktet e tjera të ndërmjetme, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Për degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja regjistrohen gjithashtu, aktet e transformimit, të bashkimit, të ndarjes, të hapjes dhe mbylljes së procedurave të likuidimit ose të falimentimit të shoqërisë së huaj.

e. Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit, të ndryshme nga selia.

f. Çdo regjistrim tjetër, të detyrueshëm sipas ligjit në fuqi.

g. Dokumentet që vërtetojnë vënien e pengjeve ose të garancive të tjera mbi pjesëmarrjet në kapitalin e subjektit.

Shënim: Pavarësisht nga sa më sipër, shoqëritë anonime nuk detyrohen të njoftojnë çdo transferim të aksioneve. Këto shoqëri, së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, njoftojnë listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të aksioneve.

B. Regjistrime vullnetare.

Subjektet mund të regjistrojnë vullnetarisht çdo të dhënë tjetër, që ka lidhje me aktivitetin e tyre ekonomik tregtar. Këto të dhëna shtesë përfshijnë, por pa u kufizuar në, si më poshtë:
a. Emërtimin ose shenjat e tjera dalluese të aktivitetit (nëse është/janë i/të ndryshëm/me nga emri i regjistruar i subjektit).
b. Çdo transferim të aksioneve nominative për shoqëritë anonime, që përveç personave të autorizuar mund të regjistrohet edhe me aplikimin e çdo aksioneri të interesuar.
c. Web-site, e-mail, telefon dhe faks.
d. Vendime të organeve drejtuese të subjektit, të ndryshme nga vendimet e detyrueshme për regjistrim.
e. Të dhëna të tjera, të lidhura me aktivitetin ekonomik tregtar të subjektit.
 

C. Formularë dhe Instruksione

Aplikim për ndryshime ne te dhënat e regjistrimit per personin fizik                                          Formular dhe Instruksione 

Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë 
kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar, dhe të thjeshta 
                                                            
Formular dhe Instruksione 

Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjisrimit për shoqëritë anonime                                                
Formular dhe Instruksione 


Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë e kursim kreditit                                   
Formular dhe Instruksione 

Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit
të degëve ose zyrave                                      Formular dhe Instruksione   
të përfaqësimit të shoqërive të huaja

Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit shoqërive të bashkëpunimit reciprok                      
Formular dhe Instruksione 

 

Përditësimi i fundit, Maj 2008