Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

big-map.jpg


 
 Instruksione për regjistrimin e ankesave dhe apelimeve 
Edit
 
 
 

Ankimi administrativ pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit


1. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative ndaj veprimeve apo mosveprimeve të QKR-së për regjistrimet dhe publikimet, sipas dispozitave të këtij ligji. Ankimi bëhet brenda 30 ditëve nga data kur ankuesi ka marrë njoftimin për pranimin apo refuzimin e regjistrimit, sipas këtij ligji, ose nga data kur regjistrimi është publikuar në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit.

2. Në rastet kur ky ligj parashikon miratimin e heshtur dhe QKR-ja nuk lëshon certifikatat apo nuk kryen publikimet përkatëse brenda afatit të parashikuar, subjekti ka të drejtë të ankohet, në çdo kohë, në rrugë administrative, duke kërkuar lëshimin e certifikatës së regjistrimit fillestar apo të certifikatës, që vërteton regjistrimet e tjera të kryera, si dhe publikimin e këtyre të dhënave sipas dispozitave të këtij ligji.


3. Çdo person i interesuar ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative kur QKR-ja nuk lëshon ekstraktet apo kopjet e vërtetuara të akteve, sipas dispozitave të këtij ligji. Afati 30-ditor për paraqitjen e ankimit fillon pas 5 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës për lëshimin e ekstraktit apo kopjes së aktit të kërkuar.


Përditësimi i fundit, Shkurt 2008