Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

 
 Ekstraktet e QKR 
Edit
 
 
 

Ekstraktet e Regjistrit të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

Qendra Kombëtare e Regjistrimit lëshon ekstrakte te subjekteve të regjistruara pasi të interesuarit paraqesin kërkesën pranë QKR-së. Formën e kësaj kërkese mund ta gjeni pranë cdo sporteli shërbimi të QKR-së ose tek faqja e internetit të QKR-se duke klikuar tek Kërkesë për lëshimin e ekstraktit për të dhënat e regjistruara/historikun e veprimeve të subjektit.

Kush mund të kërkojë lëshimin e ekstrakteve dhe cilat janë llojet e ekstrakteve:

1. Çdo person ka të drejtë të kërkojë lëshimin e ekstrakteve për një pjesë apo të gjitha të dhënat e regjistruara dhe kopje të vërtetuara të dokumenteve shoqëruese, të depozituara në regjistër, pranë çdo sporteli shërbimi të QKR-së.
2. Ekstraktet mund të lëshohen për të dhëna të caktuara të subjekteve dhe/ose për historikun e veprimeve të kryera nga një subjekt.
3. Të dhënat për adresën e banimit të individëve, sipas pikës 1 të nenit 66 të këtij ligji, janë të aksesueshme nga çdo person i interesuar, vetëm në bazë të një kërkese, ku shënohet identiteti i kërkuesit.
4. Ekstraktet dhe kopjet e dokumenteve shoqëruese, të lëshuara nga QKR-ja, kanë vlerën e kopjeve të vërtetuara të të dhënave të regjistruara apo të dokumenteve shoqëruese përkatëse.
5. Ekstraktet dhe kopjet e akteve, të lëshuara në format elektronik, nëpërmjet aksesit on-line, në bazën e të dhënave të regjistrit, kanë vlerën ligjore, të përcaktuar në legjislacionin për dokumentet elektronike.



Për të gjetur emrin e një subjekti kërkoni në kete bazë të dhënash më poshte.

Duke përdorur:
1- emrin e subjektit;
2- ose per kërkim më të avancuar (nëse nuk e mbani mend të saktë emrin e subjektit) shenjën e përqindjes (%) dhe pastaj të emrit të subjektit që kërkoni;
3- ose shenjën tildë (~) përpara emrit të subjektit për të kërkuar me analizë morfologjike (kërkim me kombinim gërmash qe I përkasin emrit të subjektit).


Përditësimi i fundit Korrik, 2008

 
 

 
 Kërkoni sipas emrit 
 
 
 
Informacion 
  Name  
  NIPT       Emri tregtar

 
    Shiko Search     
Extrakti Historik  
Emri i SubjektitEmri tregtarNIPTTipi I Subjektit
Please define filter conditions to show the records.