Reforma e Regjistrimit të Biznesit: Një përfitim i madh për bizneset
në Shqipëri
Një nga nismat e rëndësishme të ndërmarrë nga Ministria
e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) është reforma e procedurave të
regjistrimit të biznesit. Kjo reformë do të reduktojë në një ditë kohën e
regjistrimit kërkuar për bizneset e reja dhe do të kombinojë në një procedurë të
vetme të gjithë hapat e regjistrimit – duke përfshirë regjistrimin për efekt të
taksave.
Një
ligj I ri për reformën në regjistrimin e biznesit ka hyrë në fuqi nga Parlamenti
në 3 Maj 2007. Ligji 9723 "Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit" themelon
Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) si një institucion të ri publik në nivel
qëndror. Ky ligj dhe ngritja e QKR është një nismë e qeverisë shqiptare dhe METE
e mbështetur nga Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë,
administruar nga USAID.
Kjo
reformë është një hap domethënës në programin e përgjithshëm të qeverisë për
përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Reforma ofron disa përfitime të
rëndësishme si për bizneset shqiptare edhe për investitorët e huaj:
Proces më i thjeshtë, më i shpejtë dhe me më pak
shpenzime për regjistrimin e bizneseve të reja
Regjistrim i
njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet shoqërore, në sigurimet
shëndetësore dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një
procedure të vetme aplikimi
Sportele aplikimi për
regjistrimin e biznesit në mbarë Shqipërinë, duke i mundësuar një biznesi
kryerjen e të gjithë procedurave të regjistrimit në nivel të qeverisë vendore
Qasje e lirë e publikut në informacionin e
Regjistrit Tregtar nëpërmjet Internetit.
Qendra Kombëtare e Regjistrimit do të fillojë
aktivitetin e saj rreth fundit të vitit 2007. Karakterisitikat kryesore të QKR
dhe të procedurave të reja të regjistrimit të biznesit janë:

1. Rrugëzgjidhja
"one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit. QKR do të
ofrojë një zgjidhje "one-stop-shop" për regjistrimin e biznesit. QKR do të
shërbejë si sportel i vetëm për të gjitha llojet e entiteteve të biznesit në
mbarë Shqipërinë, për të kryer dhe aplikuar për të gjitha proceset e
regjistrimit të biznesit, duke përfshirë regjistrimin e taksave në nivel
kombëtar dhe vendor (bashkiak), sigurimin shëndetësor dhe shoqëror,
Inspektoriatin e Punës dhe Institutin Kombëtar të Statistikave.
2. Regjistrimi elektronik I
biznesit. QKR do të ofrojë kapacitete maksimale për
regjistrimin elektronik të bizneseve, si dhe qasje në informacionin e Regjistrit
Tregtar përmes Internetit. QKR do të inkurajojë përdorimin e procedurave
elektronike të regjistrimit përmes Internetit, ndërsa dokumentat jo-elektronike
do të hidhen në bazën e të dhënave të QKR, për të lehtësuar procesin dhe për të
mundësuar marrjen e informacionit nga publiku.
3. Regjistri tregtar
elektronik: Regjistri Tregtar do të mbajë të dhënat
për të gjitha tipet e entiteteve të biznesit dhe do të jetë një bazë të dhënash
unike, e vetme dhe uniforme. QKR do t'ju ofrojë publikut, investitorëve të huaj
dhe agjensive qeveritare qasje të plotë elektronike në informacionin e
Regjistrit Tregtar.
4. Regjistrimi është i mundshëm në mbarë
Shqipërinë. QKR, duke qenë një ent dhe bazë të dhënash
unike dhe i centralizuar, do të ofrojë sportele shërbimi në të gjithë vendin,
duke funksionuar ne zyrat e bashkive te cilat do te jene të lidhura me
Regjistrin Tregtar të QKR. Kjo do ti mundësoje bizneseve në të gjitha rajonet e
vendit të përfitojnë nga shërbimet e regjistrimit të biznesit në një zyrë shumë
pranë vendbanimit te tyre.
5. Plotesimi I standardeve nderkombetare per
regjistrimin e biznesit: QKR dhe procedurat elektronike te tij do të bëjnë që
Regjistri Tregtar shqiptar dhe regjistrimi i biznesit të përputhen plotesisht me
të gjitha direktivat e zbatueshme te Bashkimit Europian dhe do t'i beje
regjistrimin e biznesit dhe informacionin e Regjistrit Tregtar plotesisht te
aksesueshem per pëqrdoruesit shqiptarë, si edhe per perdoruesit e huaj të
biznesit.
6. Shumë
përfitime për bizneset. Ligji i ri i propozuar për QKR e shndërron
procesin e regjistrimit të biznesit nga një proces me shumë faza që kërkonte
vendim-marrje ligjore nga gjykata, në një proces administrativ me një ndalesë.
Procedurat e regjistrimit të QKR-së do ta thjeshtojnë dhe reduktojnë dukshëm
koston e shërbimeve për regjistrimin e biznesit, duke reduktuar në një ditë të
vetme periudhën e nevojshme për të regjistruar një biznes të ri dhe për të bërë
ndryshime në informacionin për kompaninë e regjistruar. Liçensat që kërkohen për
aktivitetet specifike do të merren në vijim, dhe nuk do të jenë më kusht që
duhet përmbushur para regjistrimit të biznesit dhe regjistrimit tatimor. Të
gjitha këto do të përmirësojnë dhe thjeshtojnë procedurat për regjistrimin e
bizneseve dhe të sipërmarrësve të rinj.