Mirë se vini -Guest Swith to English language Home Tools

 
 Degët 
Edit
 

 
 Njoftime 
Edit
 
 
 




Të nderuar biznesmenë,

Kërkojmë asistencën dhe bashkëpunimin tuaj për të përditësuar të dhënat që ne disponojmë mbi regjistrimin e biznesit tuaj dhe për të korrigjuar çdo gabim të mundshëm që mund të zbuloni.

Që nga 1 Korriku 2008 bizneset mund të kontrollojnë në formë elektronike dhe online dosjet e tyre historike, përmes kësaj faqeje interneti. Do të keni mundësinë të shihni të skanuara dokumentet e vendimeve të gjykatës që lidhen me aktivitetet e regjistrimit të biznesit tuaj. Këto dokumente janë bashkangjitur me dokumentet e regjistrimit që disponon zyra e tatimeve, për rrjedhojë, kur të kontrolloni në faqen e internetit regjistrimin tuaj në QKR, do të keni mundësinë të shihni të gjitha vendimet e gjykatës që i janë bashkangjitur regjistrimit në zyrat tatimore. Mund të merrni të njëjtin informacion duke kërkuar ekstraktin historik në një nga sportelet e shërbimit të QKR-së.

Procesi i skanimit dhe krahasimit të këtyre dosjeve ka nxjerre në pah një sërë problemesh me të dhënat, gjë që na bën të mendojmë se një pjesë e tyre nuk është e saktë. Në veçanti, si rrjedhojë e ngjashmërive në emra dhe mungesës së një sistemi të përbashkët numërimi ndërmjet gjykatës dhe organeve tatimore, disa nga vendimet e gjykatës që i përkasin një subjekti mund t’i jenë bashkangjitur një subjekti tjetër. Për këtë arsye, i kërkojmë të gjitha subjekteve të biznesit që të kontrollojnë dosjet e tyre historike duke vizituar faqen e internetit ose duke vizituar çdo sportel të QKR-së, me qëllim që të përditësojnë dhe t’i sigurojnë QKR-së informacion të saktë. Nëse vëreni se regjistrimit tuaj në QKR i janë bashkangjitur të dhënat e vendimeve të gjykatës, që nuk i përkasin subjektit tuaj, ju lutemi të vizitoni një nga sportelet e shërbimit të QKR-së dhe paraqisni një kërkesë për korrigjim. Po kështu, nëse vini re se në regjistrimin e biznesit tuaj mungojnë një ose më shumë regjistrime të vendimeve të gjykatës, mund të bëni një kërkesë për bashkëngjitjen e këtyre të dhënave shtesë. Në këtë rast, ju lutemi të mos harroni të paraqisni së bashku me kërkesën për korrigjim një kopje të vendimit(-eve) të gjykatës që mungon. Ju faleminderit ! 

***


Depozitimi i Bilancit Vjetor Kontabël dhe Raporti i Auditimit vetem për vitin ushtrimor 2008 do të dorëzohet në adresën elektronike bilancqkr@hotmail.com
Bilanci duhet te mbaje vulen e subjektit si edhe firmen (ose vetem firmen ne mungese te vules).
Bilancet pa elementet e mesiperm nuk do te pranohen si te vlefshem per hedhje ne sistem.

Formati i Bilancit te pranuar do te jete PDF ose Excel (read-only). Ne rastin kur subjekti zgjedh formatin e dorezimit te Bilancit ne formen Excel (read-only) duhet te bashkangjise te skanuar nje dokument te leshuar nga vete subjekti nepermjet te cilit te vertetohet firma e nenshkruesit te Bilancit dhe vula e shoqerise te cilat nuk mund te pasqyrohen ne formatin Excel.

Kujtese: Kujtojme te gjitha subjektet te cilat nuk kane dorezuar Bilancin Kontabel te vitit ushtrimor 2007 se afati i dorezimit te tyre skadon ne daten 31 Korrik 2009. Cdo tejkalim i ketij afati do te shoqerohet me penalitetet e percaktuara ne ligjin "Per QKR"; Nr. 9723, dt. 03.05.2007.


***

Bazuar ne Ligjin Nr. 9643 dt, 20-13-2007 “Per Prokurimin Publik”, ndryshuar me VKM Nr.1 dt, 10-01-2007, “Per miratimin e rregullave te prokurimit publik” si dhe zbatim te VKM Nr. 1195 dt, 05-05-2008 “Per blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkeprodhimin e programeve a te reklamave per transmetim nga operatoret radioteleviziv ose botim ne median e shkruar, dhe per kontratat, per kohe transmetimi, nga organet e administrates shteterore”, Kreu II, Qendra Kombetare e Regjistrimit Ju fton per negociata per procedure “Ftese per Negociata” me Objekt: -“Blerjen dhe zhvillimin e programeve te transmetimit per reklamim televiziv" ne kuader te sensibilizimit te te gjithe operatoreve ekonomik qe veprojne ne Republiken e Shqiperise. Fondi limit 5 000 000 (pese milione) leke pa TVSH . Afati perfundimtar i dorezimit te ofertave do te jete date 14.07.2009 ora 12:00,prane Qendres Kombetare te Regjistrimit Rruga “Papa Gjon Pali II, Nr3, Kati I”.Qendra Kombetare e Regjistrimit, Tirane me 09.07.2009 ora 12:00.     Kliko per te pare DST...